
Edgar Allan Poe (1809-1849) ishte një shkrimtar, poet, redaktor dhe kritik letrar amerikan i cili njihet më së shumti për poezinë dhe tregimet e tij të shkurtra, veçanërisht për tregimet e tij të misterit dhe horrorit. Ai konsiderohet gjerësisht si një figurë qendrore e romantizmit në Shtetet e Bashkuara dhe e letërsisë amerikane në përgjithësi. Ai ishte një nga praktikuesit më të hershëm të tregimit të shkurtër në SHBA dhe konsiderohet si shpikësi dhe kontribuuesi më i rëndësishëm i zhanrit të fantashkencës me detektivë.
Gjatë studimeve të tij të shkurtra në Universitetin e Virxhinias, Poe zgjodhi të jetonte një mënyrë jetese ekstravagante që nuk mund të mbështetej nga mjetet e tij të të ardhurave, gjë që rezultoi në marrjen e shumë borxheve. Njerëzit me çrregullim bipolar dihet se bëjnë një jetesë të atillë për t'u ndjerë mirë me veten dhe për të mbuluar depresionin e tyre. Poe, për më tepër, ka qenë përdorues i madh i alkoolit (me sa duket është përpjekur që të vetëmjekohet), gjë e cila i ka shtuar problemet me shëndetin fizik dhe mendor.
Poe ka shkruar për problemet e tij të shëndetit mendor në shumë prej letrave të tij dhe tregimeve të tij. P.sh., në tregimin e tij “The Tell-Tale Heart” ai ka shkruar:
Jam çmendur pas periudhash të gjata të tmerrshme normaliteti. Gjatë këtyre sulmeve të pavetëdijes absolute, pija – Zoti e di sa shpesh e sa shumë. Natyrisht, armiqtë e mi ia referuan çmendurinë pijes, e jo pijen çmendurisë.
Në një letër drejtuar poetit James Russell, ai shkruante: “Jam endur dhe kam ëndërruar për muaj të tërë, dhe më në fund jam zgjuar nga një lloj manie për të shkruar. Pastaj kam shkarravitur gjithë ditën dhe lexuar gjithë natën, për sa kohë që sëmundja zgjati.” Simptomat klasike të manisë – rënie e nevojës për gjumë dhe hiperkreativitet.
Në tregimin e tij të shkurtër The Man in the Crowd, Poe ka shkruar:
Isha i sëmurë… por e gjeta veten në një nga ato humoret e lumtura, të cilat janë pikërisht e kundërta e ennui-t – humor i intelektit më të mprehtë, i elektrizuar… thjesht të merrje frymë ishte kënaqësi si dhe kam ndier kënaqësi edhe nga shumë çfarë më ka bërë të vuaj.
Poe është njohur edhe për një temperament shpërthyes i cili ka cikluar shumë shpejt midis sjelljeve të buta dhe me mirësjellje në reagime të dhunshme dhe ofendime të cilat janë nxitur nga paranojat maniake. Për më tepër, Edgar ka shkatërruar shumë prej marrëdhënieve të tija me femrat për shkak të sëmundjes dhe alkoolizmit. Edgar është martuar fshehurazi me kushërirën e tij 13-vjeçare Virxhinia Klemm ndërsa në certifikatën e martesës paraqiti moshën e saj si 21 vjeçe. Poe ishte në lidhje edhe me Sarah Helen Whitman, një poete, por dashuria e tyre nuk zgjati shumë pasi Poe pinte shumë. Kështu, ai nisi të dilte me Sarah Elmira Royster, shoqen e tij të fëmijërisë.
Poe ka vdekur më 1849 në moshën 40 vjeçare. Megjithëse shkaku i saktë i vdekjes së tij është i panjohur, ai besohej se ka vdekur nga bllokimi i trurit ose pezmatimi trunor, terma që përdoreshin për të përshkruar vdekjet nga alkoolizmi. Pirja e tij e vazhdueshme mund të jetë për shkak të depresionit që mund të jetë shkaktuar nga vdekja e gruas së tij.
Copyright © Arlind Fazliu 2025 - All Rights Reserved - Çrregullimi bipolar