
Çrregullimi bipolar përfshin një gamë të gjerë simptomash. Ato mund të ndahen në dy kategori kryesore: simptoma të depresionit e të manisë. Megjithatë, psikiatërit gjithashtu dallojnë simptoma të hipomanisë, ciklotimisë, si dhe gjendjeve të përziera.
Simptomatologjia e episodeve të çrregullimit bipolar mund të jetë e ndryshme midis individëve. Njësoj, mund të ketë ndryshime të theksuara edhe në ashpërsinë, shpeshtësinë apo kohëzgjatjen e episodeve. Prandaj, është e rëndësishme që individët bipolarë të diagnostikohen saktë dhe të marrin trajtimin e duhur në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së tyre.
Sipas DSM-V, simptomat e depresionit përfshijnë:
Simptomat e manisë, në anën tjetër, që janë pothuajse krejtësisht të kundërta nga ato të depresionit, përfshijnë:
Për më tepër, gjatë manisë një individ mund të përjetojë edhe simptoma të tjera më të rënda si psikozë (paranojë apo halucinacione), dhe ndryshim aq të madh humori, sa t’i duhet që të shtrohet në spital në mënyrë që të mos i bëjë dëm vetes apo të tjerëve. Ia vlen të shtojmë se këta individë mund të shfaqin edhe sjellje të tilla, si: shtim të kujdesit për pamjen e jashtme (p.sh., stilin e veshjes), interes për kumarin, alkoolin, apo drogat e tjera, siklet që shprehet me lëvizje të pakontrolluara si ecejaket apo biseda të shumta me njerëz të ndryshëm njëkohësisht etj.
Hipomania dallon nga mania vetëm prej faktit se ajo nuk karakterizohet asnjëherë nga psikozat, si dhe nuk përbën një humor aq të rëndë sa për t’u shtruar në spital. Ciklotimia është po ashtu një formë e butë e bipolaritetit që karakterizohet nga të njëjtat simptoma si depresioni dhe hipomania, por me intensitet më të ulët. E njëjta gjë s’mund të thuhet për gjendjet e përziera, të cilat përbëjnë një prej gjendjeve më serioze të këtij çrregullimi.
Gjatë një episodi me gjendje të përzier një individ përjeton simptoma të manisë apo hipomanisë dhe depresionit njëkohësisht apo njëra pas tjetrës në intervale shumë të shkurtra kohore. Të njohura nga Krepelini dhe të përshkruara në librin e tij, këto gjendje janë mjaft të përhapura te individët bipolarë.[3] Në DSM-IV episodet e përziera përcaktoheshin në kontekstin e tipit bipolar I dhe diagnostikoheshin nëse individi kishte simptoma të të dyja gjendjeve, manisë dhe depresionit, për të paktën shtatë ditë. Ky përkufizim u ndryshua në botimin e pestë të DSM-së (2013) ku u përcaktua se mjafton që një individ të shfaqë tri simptoma të poleve të kundërta që të klasifikohet si gjendje e përzier, mixed state. Bipolarët janë të prirur të kenë episode të përsëritura të të njëjtit lloj; kështu, ata që përjetojnë episode me gjendje të përziera shfaqin të njëjtat simptoma herë pas here.[4] Për fund, është e rëndësishme të ripërmendim se këto gjendje përbëjnë një rrezikshmëri shumë të lartë për vetëvrasje, ngaqë kombinimi i simptomave të depresionit (si p.sh. dëshira për të vdekur apo mendimet negative për veten) me ato maniake (si p.sh., veprime të pakontrolluara apo të nxitura nga një obsesion për të përmbushur një pikësynim) mund t’i japin një individi forcën dhe kurajën e mjaftueshme për të kryer vetëvrasje.
Copyright © Arlind Fazliu 2025 - All Rights Reserved - Çrregullimi bipolar