Artikull

Si diagnostikohet çrregullimi bipolar?

Arlind Fazliu

Çrregullimi bipolar zakonisht diagnostikohet nga një mjek psikiatër apo psikolog klinik përmes një vlerësimi të simptomave, historisë mjekësore, apo historisë së familjes. Procesi i diagnostikimit mund të përfshijë:

  • Intervistë klinike: mjeku pyet individin për simptomat dhe mënyrën se si ndihen apo janë ndier së fundmi, kohëzgjatjen e simptomave, si dhe mënyrën se si ato i kanë ndikuar në jetën e përditshme.
  • Ekzaminim fizik: mjeku kontrollon për të parë nëse shqetësimet e raportuara mund të jenë shkaktuar nga ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.
  • Test psikologjik: kjo bëhet për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm mendor dhe funksionin konjitiv.
  • Diagnozë përmes kritereve psikiatrike: psikiatri u referohet simptomave në manualin për diagnoza dhe statistika të sëmundjeve mendore për të parë nëse simptomat e përshkruara nga individi apo të tjerët mund të jenë të bipolaritetit.
  • Diagnostikimi i çrregullimit bipolar mund të jetë një sfidë. 70% e individëve të diagnostikuar si bipolarë diagnostikohen gabimisht (si skizofrenë) të paktën një herë para se të bëhet diagnoza e saktë.[1] Sidoqoftë, për t’u diagnostikuar me tipin I, një individ duhet të ketë përjetuar të paktën një episod të depresionit madhor dhe të paktën një episod maniak. Për t’u diagnostikuar me tipin II, në anën tjetër, një individ duhet të ketë pasur të paktën një episod të depresionit madhor dhe të paktën një episod hipomaniak.

    Referencat

      [1]Lish, J. D., Dime-Meenan, S., Whybrow, P. C., Price, R. A., & Hirschfeld, R. M. (1994). The National Depressive and Manic-depressive Association (DMDA) survey of bipolar members. Journal of affective disorders, 31(4), 281–294.